Lo Celso i jep fitoren Parisit që shkon në kuotën e 90 pikëve

Futboll

Lo Celso i jep fitoren Parisit që shkon në kuotën e 90 pikëve

Më: 22 prill 2018 Në ora: 22:57
Futbollistët e PSG-së

Paris Saint-Germain megjithëse ka fituar tashmë titullin kampion tashmë, nuk e ka ulur ritmin dhe ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e radhës ndaj Bordeaux me rezultatin 1-0 në Matmut Atlantique. Ishte një ndeshje e fortë me raste për gol nga të dyja krahët.

Gjatë pjesës së parë mundësitë e shpërdoruar janë të panumërta, sidomos nga lojtarët e PSG. Pas pushimit situata nuk ndryshoi. Por mundësitë e shënimit u shtuan edhe për vendasit që nuk i treguan gjakftohtë përpara portës së PSG.

Dhe teksa dukej sikur ndeshja do të përfundonte me një barazim pa gola, ishte një nga lojtarët më në formë të momentit për PSG, Giovani Lo Celso, ai që zhbllokon rezultatin më në fund kur në minutën e 77’ ka shënuar me një goditje të fuqishme nga brenda zonës. Kjo ishte fitorja e 29-të e kryeqytetasve në kampionat, dhe tashmë skuadra e Emery ka plot 90 pikë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat