Merr fund drama në Turqi: Galatasaray shpallet kampion

Futboll

Merr fund drama në Turqi: Galatasaray shpallet kampion

Më: 19 maj 2018 Në ora: 20:48
Foto nga ndeshja

Galatasaray është kampion i Turqisë në futboll.

Elita e futbollit turk, ka një kampion të ri. Është Galatasaray që rikthen lavdinë pas tre viteve, duke përfunduar në pozitën e parë në Superligën e Turqisë.

Skuadrës së Fatih Terim i ka mjaftuar fitorja 0-1 në udhëtim te Goztepe, për të fituar titullin e 21-të në histori të klubit.

Kampionati turk, ishte ndër më spektakolarët në Evropë, kur deri në xhiron e fundit për titull luftuan katër skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat