Juventusi pas Rabiotit

Futboll

Juventusi pas Rabiotit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 06:40
Adrien Rabiot . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Juventusi është në bisedime me Paris Saint-Germain për Adrien Rabiot.

Sipas Mundo Deportivos, Rabiot iu është ofrua disa klubeve të Serie A dhe Ligës Premier, duke përfshirë Juventusin dhe Barcelonën.

Mesfushori 23-vjeçar që fitoi titullin në Francë, ka mbetur jashtë Kampionatit Botëror, pasi Franca nuk e ka ftuar.

Ai ishte i pakënaqur që nuk u ftua duke shpërthyer në rrjetet sociale.

Nuk është hera e parë që Rabioti shpërthen me sjellje të keqe, pasi ai në të kaluarën ka kritikuar klubin dhe trajnerët pasi nuk luante aq sa duhet.

Kontrata e tij pritet të skadojë në qershor të vitit 2019, gjë që mund ta bëjë një blerje më të lirë.

Rabiot ka luajtur në 49 ndeshje për PSG këtë sezon, duke kontribuar me pesë gola dhe shtatë asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat