Boateng punon individualisht për rikthimin

Futboll

Boateng punon individualisht për rikthimin

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:54
Jerome Boateng

Jerome Boateng edhe ditën e shtunë ka punuar individualisht në qendrën stërvitore të përfaqësueses gjermane.

Teksa 25 lojtarët e tjerë ishin në zonën sportive Rungg nën diellin e bukur të Austrisë, qendërmbrojtësi bavarez ka punuar në mënyrë individuale për dëmtimin muskulor në një zonë të veçuar të qendrës stërvitore.

Ai ka bërë më tepër ushtrime fizike.

Boateng pritet që në javët e ardhshme të bëhet pjesë e grupit dhe të stërvitet normalisht.

Por nëse do të arrijë të jetë gati për ndeshjen e parë të Gjermanisë më 2 qershor, kjo mbetet për t’u parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat