Bale spektakolar, Reali në histori - kampion i trefishtë radhazi i Evropës!

Futboll

Bale spektakolar, Reali në histori - kampion i trefishtë radhazi i Evropës!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2018 Në ora: 20:00
Festa e Real Madrid

(E plotësuar)- Gareth Bale hero i ndeshjes. Real Madridi në histori, kampionë i trefishtë radhazi i Evropës! Reali e gjunjëzoi me rezultat 3:1 Liverpoolin, në finalen e madhe të Champions League, që u zhvillua në stadiumin në Kiev.

Mbi 61 mijë shikues në stadium panë një Real më të mirë, një super Gareth Bale, që me dy golat e tij i dha një flakaresh të madh skuadrës angleze. Një Bale që tregoi klasin e tij sidomos me golin që shënoi nga rreth 13-14 metra me kërcim akrobatik në minutën e 64-të, por edhe nga 35 metra në minutën e 83-të. Trajneri Zinedine Zidane si trajneri i vetëm futet në histori të futbollit, që fiton tri herë rresht Champions Leaguen.

Një Real Madrid tri herë rresht fiton Champions League, duke u futur në histori, që askush nuk e ka bërë këtë mrekulli.  Kjo gjeneratë e Realit pa dyshim se është më e mira e të gjitha kohërave në krye me Cristiano Ronaldon. Trajneri Jurgen Klopp pa dyshim se është i zhgënjyer, për faktin se ka pritur ta ndalin hovin e  Realit, por e kot, kur kihet për bazë në anën tjetër se nga minuta e 31-të Salah u lëndua dhe u largua nga fusha, gjërat iu vështirësuan shumë më shumë Redsa-ve.

Por Reali ishte më i mirë, më kërkues dhe sidomos me aktivizimin e Bales, që bëri diferencën dhe ndëshkoi rivalin., Pa dyshim se një gabim të madh bëri edhe portieri i Liverpoolit kur pësuan golin e parë, ngase ia dhuroi topin Benzemas. Por Liverpooli duhet të kënaqet që ishte në finalen e madhe, ndërsa te Reali është një festë e jashtëzakonshme. 

Reali tash ka 13 tituj, Milani 7, Liverpooli 5. Një Liverpool që ka shpresuar shumë, por nuk i shkoi ashtu siç mendojë. Reali ka thyer të gjitha rekordet dhe është skuadra e vetme me tre tituj rresht.  Në pestë vitet e fundit katër tituj,  në vitin 2014 kampionë i Evropës, pastaj në vitin 2016 në atë të 2017 dhe tani (2018).

Real - Liverpool 3:1 (0:0)
Stadiumi "NSC Olimpiyskiy". Kiev.
Shikues: 61561.
Gjyqtar: M. Mazhiq (Serbi).
Sh;nues: Benzema (51'), Bale (64' e 83')-Mane (55').
Kartonat e verdhë: Mane.
Real Madrid: Navas, Carvajal (Nacho 37'), Varane, Ramos, Marcelo, Modriç, Casemiro, Kroos, Isco (Bale 61'), Benzema (Asensio 89') dhe Ronaldo.
Liverpooli: Karius, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Milner (Can 83'), Henderson, Mane, Wijnaldum, Salah (Lallana 31') dhe Firmino.
 
Finalet e Champions League
1955/56 Real Madrid - Reims 4:3
1956-57 Real Madrid-Fiorentina     2:0
1957-58 Real Madrid - Milan  3:2 pas vazhdimeve
1958-59 Real Madrid-Reims   2:0
1959-60 Real Madrid-Eintracht F.  7:3
1960-61 Benfica-Barcelona     3:2
1961-62 Benfica-Real Madrid 5:3
1962-63 Milan-Benfica    2:1
1963-64 Inter-Real Madrid     3:1
1964-65 Inter-Benfica     1:0
1965-66 Real Madrid-Partizani (B) 2:1
1966-67 Celtic-Interi       2:1
1967-68 Manchester Utd-Benfica   4:1
1968-69 Milan-Ajax 4:1
1969-70 Feyenoord-Celtic       2:1
1970-71   Ajax-Panathinaikos  2:0
1971-72 Ajax-Interi 2:0
1972-73 Ajax-Juventusi   1:0
1973-74 Bayern-Atletico (M)   1:1  
1973-74 Atletico (M) - Bayern 0:4
1974-75 Bayern-Leeds    2:0
1975-76 Bayern - St. Etienne  1:0
1976-77 Liverpool-Mönchengladbach    3:1
1977-78 Liverpool-Club Brugge      1:0
1978-79 Nottingem Forest - Malmo        1:0
1979-80 Nottingem Forest-Hamburg      1:0
1980-81 Liverpool-Real Madrid      1:0
1981-82 Aston Villa-Bayern    1:0
1982-83 Hamburg-Juventusi   1:0
1983-84 Roma-Liverpol  1:1 (2:4 me penallti)
1984-85 Juventusi-Liverpool   1:0
1985-86 Steaua-Barcelona       0:0 (2:0 me penallti)
1986-87 Bayerni-Porto    0:2
1987-88 PSV-Benfica      0:0 (6:5 me penallti)
1988-89 Steaua-Milani     0:4
1989-90 Milan-Benfica    1:0
1990-91 Cërvena Zvezda-Marseille 0:0 (5:3 me penallti)
1991-92 Sampdoria-Barcelona        0:1
1992-93 Marseille-Milan 1:0
1993-94 Milan-Barcelona        4:0
1994-95 Ajax-Milani        1:0
1995-96 Ajax-Juventusi   1:1 (2:4 me penallti)
1996-97 Dortmund-Juventusi  3:1
1997-98 Juventusi-Real Madridi      0:1
1998-99 Manchester Utd - Bayern  2:1
1999-00 Real Madrid - Valencia     3:0
2000-01 Bayern-Valencia        1:1 (5:4 me penallti)
2001-02 B. Leverkusen-Real Madrid      1:2
2002-03 Juventusi-Milani 0:0 (2:3 me penallti)
2003-04 Monaco-Porto   0:3
2004-05 Milani-Liverpool       3:3 (2:3 me penallti)
2005-06 Barcelona-Arsenali    2:1
2006-07 Milani-Liverpool       2:1  
2007-08 Manchester Utd-Chelsea   1:1 (6:5 me penallti)
2008-09 Barcelona-Manchester Utd       2:0
2009-10 Bayerni-Interi    0:2
2010-11 Barcelona-Manchester Utd       3:1
2011-12 Bayerni-Chelsea        1:1 (3:4 me penallti)
2012-2013 Dortmund-Bayerni        1:2
2013-14 Real Madrid - Atletico       4:1 pas vazhdimeve
2014-15 Juventusi-Barcelona   1:3
2015-2016 Real Madrid - Atletico M. 1:1 (5:3 me penallti)
2016-17 Juventusi-Real Madrid       1:4
2017-18 Real Madrid – Liverpool    3:1

???????? #CHAMP13NS OF EUROPE!!! pic.twitter.com/NCo9HdYJoZ

88' Reali avancon me 3:1.

83' Gareth Bale është hero i sfidës. Futbollist që me plot kuptimin e fjalës ndezë atëherë kur më shumti i duhej Real Madridit. Bale nga rreth 35 metra me goditje fantastike ka shokuar Liverpoolin. Ai futet në lojë në minutën e 61-të por ato minutat që luajti janë sikur ari për klubin madrilen. Realit i buzëqesh tiutlli i tretë rresht dhe i 13-ti në histori. 

83' Gareth Bale 3:1.

78' Po afrohet fundi i lojës, Liverpooli në situatë të palakmueshme, Reali afër suksesit të madh. 

72' Tifozët e Liverpoolit janë në stres, sepse gjithnjë e më shumë po afrohet fundi.

Image

70' Reali shumë afër trofeut, shumë afër historisë.

 64' Braziliani Marcelo për bukuri asistoi deri të zëvendësuesi Gareth Bale, që nuk kishte më shumë se tre minuta që ishte futur në lojë, dhe nga rreth 14 metra më kërcim akrobatik shënoi eurogol.

64' Lojë dinamike dhe Bale 2:1

61' Në lojë futet Bale në vend të Iscos.

Image

55' Sadio Mane kundërpërgjigjet dhe barazoi rezultatin 1:1, duke hapur llogaritë për skuadrën e tij.
51' Real Madridi kalon në epërsi fal golit të sulmuesit francez Karim Benzema. Ai si gjithmonë me stilin e tij, dinak! Portieri Karius figura tragjike, ai duke dashur të pasojë me dorë e dërgon topin në këmbët e Banzemas dhe futet në gol, 1:0.

46' Pa ndryshim rezultati, 0:0.

Image

Filloi pjesa e dytë, pritet lojë edhe më energjike se sa ajo në pjesën e parë. Liverpooli se ka në radhët e saj sulmuesin më të mirë, egjiptianin Salah, pasi që u lëndua në pjesën e parë dhe u largua nga fusha në minutën e 31-të.  

Përfundoi pjesa e parë. 

45'  Sulmuesit nuk po munden të gjejnë rrjetën, ndërsa repartet e mbrojtjes funksionojnë për mrekulli qoftë të njëra palë qoftë të tjera. 

43' Realit i anulohet një gol. Ronaldo gjuajti me kokë dhe pret portieri Karius, kurse topi i kthyer te Benzema që e plasoi në rrjetë por gjyqtari sinjalizoi në pozitë jashtë loje.

43' Nuk ka gola, Reali kërkon presionin ndaj rivalit. 

Image

38' Te dyja skuadrat luajnë me maturi dhe zgjuarsi, Ndërkaq, Carvajal largohet nga fusha në minutën e 37-të shkaku i lëndimit dhe në vend të tij futet Nacho.

36' Nuk ka gola në stadiumin në Kiev, Reali tani orvatet me të gjitha forcat, kurse Liverpooli është pa salah e jashtëzakonshëm, pasi u lëndua dhe u largua në minutën e 31-të.  31' Liverpooli mbetet pa sulmuesin kryesor Mohamed Salah, për shkak se u lëndua dhe u largua nga fusha, në vend të tij futet Lallana.

30' Loje luftuar nga të dyja skuadra dhe si njëra palë po ashtu edhe tjetra kërkojnë golin e epërsisë.

Image

27' Vazhdon takimi pa gola, edhe Liverpooli është këmbëngulës dhe mbase i motivuar.

23' ' Lojë më presion të madh për të dyja skuadrat sepse secila kërkon trofeun dhe çdo gabim do të jetë edhe fatal për ta.

19' Pa gola.

15' Real Madridi pati një mundësi të mirë përmes Ronaldos gjuajti mbi portë.

13' Te dyja ekipet synojnë të hapin sa më parë llogarinë e golave.  10' Nuk ka gola, lojë mjaft e mirë.

Image

5' Atmosferë drithëruese në Kiev. Nuk ka gola.

3'  Rezultati baras, Reali synon ta fitojë trofeun për herë të tretë rresht, kurse Liverpooli t'ia ndalë hovin madrilenëve. 

1' Filloi ndeshja. Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka hapur sonte finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Liverpool. Ai ishte e ftuar që ta hap finalen duke promovuar me këngët e saj.

Image

 

Formacionet Zyrtare

Real Madridi dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vitit në Evropë.

Mbretërit dhe Reds do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet në sonte.

Kjo përballje gjigante do të fillojë nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në Olimpic Stadium të Kievit në Ukrainë.

Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë, ku Isco do të luaj pas shpinës së Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas.

Jurgen Klopp në anën tjetër nuk ka ndryshime në formacionin dhe vendosjen e tij, ku ka vendosur t’i besojë treshes sulmuese Salah-Firmino-Mane.

Real Madrid:

Image

Liverpool:

Image

Real Madrid-Liverpool, finalja e Kievit premton spektakël

37 vjet më pas Reali i Madridit dhe Liverpooli do të përballen sërish në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm të UEFA-s, për të përcaktuar fatin e Champions League-s për sezonin 2017-18. Asokohe në Paris një gol i shënuar 8 minuta para fundit nga mbrojtësi Alan Kennedy i dha klubit nga Merseyside Kupën e Kampioneve, sidoqoftë që nga ai takim klubi i famshëm madrilen ka fituar gjithmonë sa herë është paraqitur në finalen e aktivitetit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër. “Los Blancos” janë kampionët në fuqi, madje rekordmenët e këtij kompeticioni paraqiten në takimin përmbyllës të Champions League-s për të tretin vit radhazi, ndërsa “të kuqtë” e kanë filluar aventurën e tyre afërsisht nëntë muaj më parë, që në fazën play off kur eliminuan Hoffenheim-in. Duhet të kalonin 13 ndeshje që futbollistët e Jurgen Klopp të provonin shijen e humbjes, pasi disfata me Romën në gjysmëfinalen e kthimit përbën pikërisht humbjen e vetme të “të kuqve” në këtë edicion.

Image

Duke lënë mënjanë finalen e humbur me Seviljen në Europa League Liverpooli kthehet në një duel të tillë të këtyre përmasave, pas pothuajse një dekade, ndërkaq ekipi “merengues” pasi u bë klubi i parë që arriti të fitojë për dy sezone radhazi Champions-in tani kërkon t’i bëjë tre trofe rresht, gjë që në këtë kompeticion nuk ndodh që nga mesi i viteve 70, kur Bayern Munich koleksionoi tre herë radhazi Kupën e Kampioneve. Nëse Zinedine Zidane ka në gjirin e skuadrës pak a shumë të njëjtët lojtarë te “The Reds” gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm me mbërritjen e strategut gjerman, madje deri në atë pikë sa për të kuptuar që në finalen në Ukrainë me shumë gjasa në fushë nga minuta e parë nuk do të jetë asnjë nga lojtarët me të cilët Brendan Rodgers filloi ndeshjen e vitit 2014-të në stadiumin Santiago Bernabeu, takim që u fitua 1-0 nga Reali por që përfaqëson njëkohësisht edhe përballjen e fundit ndërmjet këtyre dy klubeve. Pra nuk duhet shumë për të kuptuar që eksperienca anon krejtësisht nga klubi i famshëm madrilen, që kërkon trofeun e 13 në 16 finale të këtij aktiviteti. Reali është duke dominuar Champions League-n me 3 tituj në 4 vitet e fundit dhe këtë sezon “Los Blancos” kanë eliminuar me radhë kundërshtarë si Paris SG, Juventus apo dhe Bayern Munich, gjithsesi skuadra vazhdon të mbështetet te yjet, krejt ndryshe nga c’ndodh me ekipin anglez, që falë gegenpresing-ut të famshëm të trajnerit Jurgen Klopp përbën një kundërshtar shumë të paparashikueshëm.

Zizou nuk do të ketë mungesa dhe i ka grumbulluar të gjithë, ndërsa 50-vjecari shvab prej kohësh nuk ka në dispozicion futbollistë si Matip, Oxlaide Chamberlain dhe Jo Gomez, sidoqoftë formacionet pak a shumë merren me mend dhe me shumë gjasa trajneri francez do të përsërisë 11-in me të cilin fitoi 4-1 finalen e vitit të kaluar në Millennium Stadium të Cardiffit, ndërsa Klopp do t’i besojë natyrisht treshes Mane – Firmino – Salah përpara. Në fushë pritet të ketë duele vërtet shumë interesante, ku spikat sigurisht ai Marcelo – Salah, megjithatë shumë do të varet edhe nga rendimenti i dy mbrojtësve anësorë të Liverpulit Trent Alexander Arnold, vetëm 19 vjec, si dhe Andrew Robertson që do të duhet të bllokojnë krahët e Realit. Duel interesant do të ketë edhe në stol, sepse Zidane ende nuk ka humbur asnjë takim knock out-i, në Champions, ndërsa Klopp ka dalë i mundur në pesë finalet e fundit që ka zhvilluar me skuadrat e tij, ku përfshihet sigurisht edhe finalja në Londër me Bajernin.

Në një krah qëndron lojtari më i mirë i historisë së Champions-it Cristiano Ronaldo, që këtë edicion numëron 15 gola, ndërsa në tjetrin pavarësisht se meritat i merr të gjitha Momo Salah është treshja e paparashikueshme e skuadrës nga Merseyside që ka shënuar plot 29 gola gjithsej, pa harruar aspak edhe plot 17 asist nga dy lojtarë si James Milner dhe Roberto Firmino. Në mijëvjecarin e ri këto skuadra numërojnë nga dy fitore, gjithsesi fitoret e “Los Blancos” i përkasin fazës së grupeve, ndërkaq Liverpooli nga pesë përballjet që kanë patur gjithsej e ka eliminuar Realin me rezultatin e përgjithshëm 5-0 në vitin 2009 e ka fituar gjithashtu edhe finalen e famshme të vitit 1981. Ndeshja do të luhet në orën 20:45 në Stadiumin Olimpiyskiy të Kievit dhe UEFA ia ka besuar drejtimin një gjyqtari nga Serbia, 45-vjecarit të mirënjohur Milorad Mazic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat