Loris Karius, njeriu më i ‘urryer’ nga tifozët e Liverpoolit reagon pas ndeshjes

Futboll

Loris Karius, njeriu më i ‘urryer’ nga tifozët e Liverpoolit reagon pas ndeshjes

Më: 26 maj 2018 Në ora: 22:55
Loris Karius

Loris Karius u ka kërkuar falje tifozëve të Liverpoolit me të përfunduar ndeshja finale ndaj Realit

Portieri i Liverpoolit bëri dy gabime të pafalshme në finale dhe kështu ia mundësoi Realit trofeun e tretë me radhë në Ligën e Kampionëve.

Karius filloi të qante menjëherë pas ndeshjes, derisa iu drejtua tifozëve të Liverpoolit duke i kërkuar falje për gabimet që bëri sonte.

Liverpool u mposhtë me rezultat 3:1 nga Real Madridi me dy gola të shënuar nga Bale dhe një nga Benzema, ndërsa Mane shënoi golin e vetëm për ‘Të Kuqtë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat