Ronaldo nxit spekulime se do të largohet: Kam kaluar shumë mirë te Real Madridi

Futboll

Ronaldo nxit spekulime se do të largohet: Kam kaluar shumë mirë te Real Madridi

Më: 26 maj 2018 Në ora: 23:56
Cristiano Ronaldo

Real Madridi po e feston trofeun e 13-të të Ligës së Kampionëve, mirëpo përdorimi i kohës së kryer nga Cristiano Ronaldo e ka zbehur paksa gëzimin e tifozëve të Los Blancos.

Superylli portugez është intervistuar pas ndeshjes, ndërsa ai ka thënë se e ka shijuar kohën te klubi, të cilit iu bashkua në vitin 2009.

“Qëndrimi te Real Madridi ishte gjë e shumë e mirë”, është shprehur CR7 për BeIn Sports.

“Në ditët në vijim do t’u jap përgjigje tifozëve, të cilët kanë qenë gjithmonë përkrah meje”, ka shtuar ai.

33-vjeçari dëshironte me çdo kusht që të shënonte në finale kundër Liverpoolit, mirëpo nuk ia doli, përkundër se pati raste për ta bërë këtë.

Sidoqoftë, Ronaldo është shprehu i kënaqur që ka arritur ta fitojë përsëri Ligën e Kampionëve.

“E kam shijuar këtë moment”, është shprehur portugezi, i cili e ka fituar katër herë trofeun e garës më të madhe evropiane me Real Madridin.

Një titull të Ligës së Kampionëve, Cristiano e ka fituar edhe me Manchester Unitedit, pra në total i ka fituar pesë trofe të kësaj gare.

Ndërsa këtë edicion, ai ishte sërish golashënuesi më i mirë me 15 gola të shënuar në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat