Duka homazh për Vokrrin:

Futboll

Duka homazh për Vokrrin:

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 12:49
Duka

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar në Prishtinë homazhet për Fadil Vokrrin i cili u nda nga jeta vetëm një ditë më parë. Kreu i FSHF, Armand Duka ka qenë i pranishëm në këto homazhe.

Në intervistën për “Supersport” ai është shprehur:  “ Nuk e mendoja se do të isha në këtë ditë, për të folur për këtë gjë. Ai është futbollisti më i madh në Shqipëri. Unë kam humbur një mik dhe nuk po e them si fjalë rasti. Ai nuk e njihte diplomacinë por ta thoshte të vërtetën në sy. Gjithë sporti ka humbur një njeri të mrekullueshëm. Mund të them se ka siguruar përjetësinë me veprat që ka bërë gjatë jetës. Tashmë nuk kemi asgjë në dorë ta ndryshojmë. Nuk më ka thënë kurrë një fjalë të keqe, pavarësisht punë sonë. Herën e fundit jemi takuar para 10 ditësh, pimë verë të kuqe, ku ai piu më shumë se mua dhe sa mirë që bëri kështu” përfundoi fjalen e tij Duka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat