Zyrtare, sulmuesi i Milan firmos për Fiorentina

Futboll

Zyrtare, sulmuesi i Milan firmos për Fiorentina

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 23:25
Riccardo Saponara

Riccardo Saponara është një nga enigmat e merkatos së Fiorentinës.

I ardhur në janar 2017, në formën e huasë nga Empoli, tani klubi “vjollcë” është i detyruar ta blejë, në bazë të marrëveshjes me Milan dhe Empoli, skuadrat që ndanin pronësinë e kartonit të futbollistit italian.

Totali i shpenzimit do të jetë 9 milionë euro. 1 milionë euro janë paguar deri tani te Empoli për huazimin, ndërsa 7 milionë të tjera do të paguhen te klubi toskan, me dy këste nga 3.5 milionë. 1.3 milionë euro të tjera do të shkojnë në arkat e Milan, sipas marrëveshjes që u arrit në janar 2017.

Fiorentina është e detyruar të blerë Saponara, sepse kështu e parashikonte klauzola, nëse ekipi “vjollcë” do të qëndronte në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat