Befason Trump: Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë

Futboll

Befason Trump: Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 16:42
Donald Trump, Cristiano Ronaldo

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pati një bisedë me homologun portugez Marselo Rebelo de Sosa.

Pas takimit ai u vu përballë pyetjeve të gazetarëve ku u pyet mbi takimin me Vladimir Putin. Trump e përgëzoi Putinin për mënyrën e zhvillimit të Botërorit dhe tha së djali i tij po e ndjek turneun.

“Unë jam një përkrahës i vogël i futbollit, por nuk kam shumë kohë”, – tha ai. Në atë kohë, De Sosa ndërhyri për të lartësuar CR7:

“Mos harroni se Portugalia ka lojtarin më të mirë në botë, quhet Cristiano Ronaldo. Nëse ndërmerrni një udhëtim për në Rusi gjatë zhvillimit të Botërorit, Portugalia është atje, me synimin për ta fituar turneun.

Ai ka kaq famë, sa mund të zgjidhet më kollaj se ju president”. Trump i është përgjigjur kolegut portugez: “Në Portugali mundet, por në SHBA gjërat janë ndryshe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat