Presidenti i Napolit kritikon Sarrin, i kërkon Cavanit të kthehet me pagë më të ulët

Futboll

Presidenti i Napolit kritikon Sarrin, i kërkon Cavanit të kthehet me pagë më të ulët

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 11:07
Maurizio Sarri

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, shigjetoi ish-trajnerin Maurizio Sarri për “gabime në gjykim” sezonin e kaluar, ndërkohë që i kërkoi sulmuesit të PSG-së, Edinson Cavani, për ta ulur pagën e tij.

Sarri, i cili është vendosur që të bashkohet me Chelsea në Premier League, e udhëhoqi Napolin në tri sezonet e kaluara në Seria A, por trajneri italian u zëvendësua nga Carlo Ancelotti, në fund të sezonit 2017-2018.

De Laurentiis ishte kritik ndaj Sarrit dhe mungesës së rotacionit gjatë gjithë sezonit, pasi Napoli dështoi në metrat e fundit për t’ia marrë titullin Juventusit. Duke reflektuar mbi Sarrin dhe sezonin e kaluar, De Laurentiis tha: “Sezoni i kaluar u shtrembërua dhe u hodh në erë prej nesh: ne i përkasim asaj, që ish-aktori italian, Toto, e quajti “Banda e burrave të ndershëm”, referuar filmit.

Kjo mënjanë, ka pasur gabime në gjykim gjatë gjithë sezonit, ka munguar aftësia për të qenë në gjendje ta përdorte skuadrën plotësisht… Megjithatë, unë nuk dua të hyj në një fjalim teknik, ose të hapë ndonjë plagë, që  kemi shëruar”.

Ish sulmuesi i Napolit, Cavani, i cili luajti rolin kryesor tek Uruguaj në Kupën e Botës së Rusisë, është lidhur me një kthim në “Stadio San Paolo”. Ai kaloi tri vite me Napolin, përpara se të kalonte te gjigantët francezë të PSG-së, në vitin 2013, duke fituar 16 trofe, përfshirë edhe katër tituj të Ligue 1.

“Unë e di që do ta donin të gjithë te Napoli, por nuk mund ta bëj këtë menjëherë, – shtoi De Laurentiis. – Edi fiton 20 milionë euro çdo 10 muaj. Duke pasur atë dhe duke mos i lënë të tjerët të luajë, në një kohë kur trajneri ynë sapo ka marrë përgjegjësinë, do të ishte një problem serioz.

Duke pasur vetëm një lojtar, nuk është e mjaftueshme për të fituar. Kemi pasur Higuain, i cili ka thyer rekordin e golave ??me ne, por nuk e fituam dot titullin. Ne po i ndihmojmë, ata që punojnë me ne thyejnë rekorde dhe vazhdojmë të shënojnë dyfish. Cavani e ka numrin tim, nëse dëshiron, ai mund të më telefonojë, të ulë pagën dhe të më lidhë me PSG-në. E di se do të dëshironte të kthehej, por jo duke fituar kaq shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat