UEFA krah i fortë i FFK-së - Bota Sot
UEFA krah i fortë i FFK-së

Futboll

E shtunë, 18 gusht 2018

UEFA krah i fortë i FFK-së

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 14:55
Agim Ademi dhe Eroll Salihu

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur në prag të përurimit të stadiumit “Fadil Vokrri” dhe në prag të ndeshjes së Superkupës Drita –Prishtina, që do të zhvillohet të hënën në orën 20:00 dhe që do të shërbejë edhe si një test për licencim të stadiumit nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare. Me këtë rast Ademi falënderoi të gjitha institucionet për kontributin e dhënë që sot stadiumi “Fadil Vokrri” të jetë një impiant i tillë i mrekullueshëm, si dhe për mbështetjen që po i japin futbollit në përmirësimin e infrastrukturës, duke filluar nga Kuvendi, Presidenca, Qeveria dhe Komunat.

Ademi ka falënderuar të gjitha ekipet e përfshira në renovimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, duke filluar nga ekipi i ministrisë dhe veçmas ministrin Kujtim Gashi, pastaj punëkryerësin ‘Al Trade’, si dhe ekipin e FFK-së që vazhdimisht kanë qenë në nivel të detyrës, si dhe UEFA-n e cila ka qenë krah i fortë i FFK-së në realizimin e këtij projekti. Presidenti Ademi e ka falënderuar kryetarin e komunës, Shpend Ahmeti për propozimin që ka dhënë që ky stadium ta bartë emrin e ish-presidentit të FFK-së dhe legjendës Fadil Vokrri, si dhe Asamblenë Komunale që e ka votuar unanimisht propozimin e tij.

“Kjo është një ndeshje testuese dhe do të organizohet sikur të ishte ndeshje ndërkombëtare. I bëj thirrje qytetarëve që të jenë në numër sa më të madh në stadium, pasi do të kenë mundësi ta shohin tërë atë mrekulli që është bërë në stadium dhe do të jenë tepër komodë për ta kaluar një mbrëmje afër futbollit. Në këtë ndeshje do të bëhet testimi nga inspektorët e UEFA-s, të cilët më pas nëse jepet drita e gjelbër, atëherë do të dorëzohet edhe certifikata tek pronari i stadiumit që është Komuna e Prishtinës”, ka theksuar Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test