Trajneri i Gunners është gati që ti jep një kontratë të re mbrojtësit spanjoll
Nacho Monreal e meriton qëndrimin e tij në Arsenal edhe për disa sezone, ka thënë trajneri Unai Emery.
“S’pari, e njoh Nacho Monrealin që kur luante në Spanjë për Osasunan dhe Malagan”, tha ai në konferencën e tij për gazetarë para udhëtimit të se shtunës për në Newcastle United.
“Pas gjashtë viteve këtu, kur erdha e zbulova një Nacho Monreal. Pas dy jave, pa dy muajve dhe tani, mund të them se jam shumë i lumtur me të pasi që edhe pse ai ka 32 vjet mendoj se ka performancën më të mirë fizike dhe luan mirë në çdo ndeshje”.
“Duke e parë këtë, për mua është lojtar i rëndësishëm. Mendoj që ne dhe klubi i Arsenalit duhet ti japim atij një kontratë të re”.