Thomas Tuchel e ka vendosur një rekord të ri me Paris Saint-Germainin, pasi i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e para zyrtare garuese në krye të ekipit.
PSG-ja e mundi Saint-Etiennen 4-0 në “Parc des Princes” të premten për ta zgjatur startin e përkryer në sezonin e ri 2018/19 të Ligë 1, nën udhëheqjen e trajnerit të ri.
Neymar u pushua për këtë ndeshje, ndërsa Kylian Mbappe ishte i suspenduar, por golat nga Julian Draxler, Edinson Cavani, Angel Di Maria dhe Moussa Diaby ishin të mjaftueshme për fitore të rehatshme të PSG-së.
Para kësaj ndeshje, PSG i ka mposhtur edhe Caen, Guingamp, Anders dhe Nimes në Ligë 1, ndërsa e shkatërroi Monacon 4-0 në finalen e kupës.
Ky rekord mbahej nga Carlo Ancelotti, i cili i kishte regjistruar pesë fitore radhazi në fillim të aventurës së tij me PSG-në.