Shkëndija shkruan historinë - Bota Sot
Shkëndija shkruan historinë

Futboll

E enjte, 18 tetor 2018

Shkëndija shkruan historinë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 13:19
Shkëndija shkruan historinë

Shkëndija e Tetovës që për të tretin vit me rradhë luajti në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, ka bërë një lëvizje gjigande në renditjen më të re të UEFA-s në nivel klubesh, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e Maqedonisë renditet në pozitën e 161-të, që njëherit është renditja më e mirë e arritur nga një klub vendor në kuadër të UEFA-s.

Pas Shkëndijës vjen Vardari që ndodhet në pozitën e 193-të, teksa treshen e skuadrave më të mira nga Maqedonia e mbyll Rabotniçki, që ndodhet në pozitën e 227-të.

FC Shkupi që pas shumë viteve u rikthye në skenën ndërkombëtare e udhëheq vallen e skuadrave të renditura poshtë pozitës së 300-të, duke u pozicionuar në vendin e 361-të, për vijuar më pas skuadrat si Pelisteri, Sileksi, Renova, Metalurgu dhe Turnova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test