Ja arsyeja pse u zëvendësua Shaqiri

Futboll

Ja arsyeja pse u zëvendësua Shaqiri

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 18:56
Shaqiri

Liverpool ka regjistruar fitore 3:0 në përballjen ndaj Southampton, në të cilën Shaqiri startoi nga minuta e parë.

Deri para kësaj ndeshje Xherdani kishte luajtur vetëm 27 minuta në Premierligë me fanellen e Liverpool.

Sot, atij iu dha mundësia ta tregojë vetën, duke iu besuar pozita startuese.

Ai e justifikoi besimin e trajnerit duke qenë kontribues në dy nga tre golat e shënuar.

Goli i parë erdhi pas një goditje të Shaqirit e cila u devijua nga Hoedt për tu konvertuar në atugol kurse goli i tretë erdhi nga Salah pasi lojtari nga Zhegra qëlloi shtyllën nga gjuajtja e lirë.

Por, befasi për tifozët ishte zëvendësimi i Shaqës në pjesën e dytë.

Sipas David Maddock nga “Mirror” Shaqiri u zëvendësua për arsye taktike të trajnerit i cili dëshironte më shumë stabilitet në mesfushë dhe nuk ka ndonjë lëndim për tu shqetësuar.

Lojtari pritet të startojë edhe ndaj Chelsea në ndeshjen që luhet të Mërkuren në kuadër të kupës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat