Vietnami kërkon të organizojë një garë të Formula 1

Futboll

Vietnami kërkon të organizojë një garë të Formula 1

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 10:17
Pamje nga një garë

Vietnami kërkon të organizojë një garë të Formula 1, madje ka vendosur si afat vitin 2020 për të zhvilluar garën e parë . Lajmin e ka konfirmuar përmes revistës së njohur “Autosport” drejtori i garave të Formula 1, Charlie Whiting. Marrëveshja mes qeverisë së Vietnamit dhe pronarëve të Formula 1 mund të vijë që në nëntor të këtij viti, pas përfundimit të Botërorit edhe pse një para-marrëveshje është arritur që më parë.

Kjo do të jetë një garë qytetase, në Hanoi, që sipas drejtuesve të këtij sporti është më spektakolare se një pisët e ndërtuar në periferi. Drejtuesit e Formula 1 kanë vizituar zonën para garë së Japonisë, që u zhvillua javën e kaluar dhe kanë mbetur të kënaqur nga ideja. “Punimet nuk kanë nisur ende, por është evidentuar zona ku do të zhillohet gara dhe projekti është në një fazë të avancuar. Vietnami mendon se gjithçka do të jetë gati brenda vitit 2020”, tha Whiting.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat