Ederson e pranon: Ai është një hap përpara meje

Futboll

Ederson e pranon: Ai është një hap përpara meje

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 22:40
Ederson

Portieri i Manchester City-t Ederson pranon se gardiani i Liverpool Alisson është një hap përpara tij.

Alisson ka qenë portieri i parë i Brazilit në dy vitet e fundit, teksa Ederson ka zhvilluar vetëm një ndeshje.

Gjithsesi, lojtari i City-t do të ketë një tjetër mundësi të tregojë aftësitë e tij ndaj Arabisë Saudite ditën e premte përpara se Alisson të rimarrë vendin e tij ndaj Argjentinës.

“Mendoj se jemi shumë të ngjashëm. Ai po kalon një sezon shumë pozitiv te Liverpool,” shprehet Ederson për Globo Esporte.

“Këtu te Brazili, ai është një hap përpara meje, ai luajti në Botëror. Brazili ka fatin të ketë dy portierë shumë të aftë.

“Me Alisson kam një marrëdhënie shumë të mirë. Ai është një mik. Jam i lumtur që do të luaj ndeshjen e parë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat