Alves: Trajneri më i mirë?

Futboll

Alves: Trajneri më i mirë?

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:29
Mourinhon

“Trajneri më i mirë me të cilin kam punuar është edhe më i mirë se seksi. Kujtoj bisedën tonë të parë, që në fillim na e bëri të qartë se çfarë kërkonte dhe pse e kishte pranuar emërimin trajner i parë i Barcelonës. Kishte një dëshirë të madhe për të bërë diçka ndryshe. Ishte një sfidë për të. Më kujtohet kur na tha: Mund t’ia dal vetëm nëse do të më ndiqni. Nuk i doli keq.”

Këto janë fjalët plot admirim të Dani Alvesit, futbollistit aktual të PSG-së, për Pep Guardiolën, trajnerin spanjoll me të cilin ka bashkëpunuar kur të dy ishin pjesë e “blaugranave”. Mbrojtësi brazilian i është mirënjohës trajnerit aktual të Manchester City-t edhe në aspektin profesional.

“Më ka përmirësuar shumë si futbollist, më ka mësuar kaq shumë gjëra. Është një gjeni në momentet kyç, e di sesi si t’i bëjë futbollistët që të kuptojnë atë që duhet të bëjnë. Në shumë raste, ndeshjet i fitonte ai, ne thjesht duhet të zbatonim udhëzimet e tij.”  

Para se t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2007, Alves ishte shumë pranë Chelsea-t, që drejtohej në atë kohë nga Jose Mourinho.

“Transferimi nuk ndodhi për fajin e klubit, jo timin. Mendoja se gjithçka ishte mbyllur dhe se do të punojë me Mourinhon. Nuk e di nëse ai kishte marrë informacioni sikur unë nuk doja apo diçka tjetër. Është fakt që marrëdhënia jonë në atë kohë nuk ishte e mirë, por jo për fajin tim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat