Milan-Juventus, gjithçka mund të vendoset në dy dhjetëminutësha

Futboll

Milan-Juventus, gjithçka mund të vendoset në dy dhjetëminutësha

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 08:22
Milan-Juventus

Milan dhe Juventus do të mbyllin javën e 12-të të Serisë A këtë të diel në mbrëmje. Kjo do të jetë përballja numër 229 mes këtyre dy skuadrave në të gjitha kompeticionet. Edhe pse kuqezinjtë nuk janë më në nivelet e viteve të mëparshme, ata kanë patur një ecuri të mirë në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në “San Siro” (4 fitore, 1 barazim), duke shënuar dy ose më shumë gola në shtatë ndeshjet e kampionatit që kanë luajtur atje.

Edhe pse kundër rivalëve që nuk janë në nivelin e kampionëve në fuqi të Juventus-it, Milan ka arritur të shënojë golin e parë në të pesë ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në shtëpi, por miqtë kanë shënuar golin e dytë në katër ndeshje. Juventus do të paraqitet në këtë takim pas pesë fitoresh radhazi të marra në ndeshjet e kampionatit të luajtura në transfertë.

Përballjet direkte
Historia e ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave tregon se Juventus ka shënuar golin e parë në gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Milan-it.

Goli i tyre mund të realizohet në dhjetë minutat e para të dy pjesëve të lojës, duke parë se bardhezinjtë kanë shënuar të paktën një gol nga minuta e 35-të në atë të 55-të në katër nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Protagonistët e mundshëm
Suso ka qenë i përfshirë në realizimin e të paktën një goli në pjesën e parë në katër ndeshjet e fundit të kampionatit që Milan ka luajtur në shtëpi.

Ronaldo, nga ana tjetër, ka shënuar ose ka dhënë një asist në pjesën e dytë në tri ndeshjet e fundit që Juventus ka luajtur në të gjitha kompeticionet.

Statistika
– Që nga janari i 2013-ës Juventus ka marrë 14 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në ndeshjet e luajtura kundër Milan-it.

– Milan ka fituar në pjesën e parë në të gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.

– Katër nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë mbi 2.5 gola për takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat