Ja sa ndeshje rrezikon të dënohet Higuain

Futboll

Ja sa ndeshje rrezikon të dënohet Higuain

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:47
Gonzalo Higuain

Kundër Juventusit, ish-skuadrës së tij, Gonzalo Higuain ka humbur penalltinë dhe qetësinë e tij, duke i lënë kuqezinjtë me një forcë më pak në fushë. Kartoni i kuq i marrë prej sulmuesit është shoqëruar me kontestim nga argjentinasi, i cili tashmë rrezikon deri në 3 ndeshje skualifikim. Sipas rregullores përkatëse të garës, Higuainit ka të ngjarë t’i kushtojë jo pak ajo sjellje ndaj gjyqtarit.

Vendimi përfundimtar do të varet nga ajo që arbitri Mazzoleni ka shkruar në raportin e tij. “Arbitri e di atë që i thashë. I kam thënë se nuk ka shkelje, nganjëherë ata duhet ta kuptojnë situatën e lojës, emocionet…, por vendimi ishte ky dhe kërkoj falje. Kam gabuar, shpresoj që ata të më kuptojnë”, – tha “Pipita” për mikrofonin e “Sky” gjatë mbrëmjes së kaluar.

Fakti se sjellja e tij ishte e pahijshme sportivisht, por jo e dhunshme, duket se do t’i kushtojë dy, ose tri ndeshje skualifikim. “Unë i thashë atij të mos e tepronte në ballafaqimin me gjyqtarin, ndryshe rrezikonte dënim më të rëndë. Nuk duhet ta dënojnë Higuain, ai ishte nervoz dhe duhet të kuptohet”, – tha Cristiano Ronaldo, ish-shoku i skuadrës te Real Madridi, pas vërshëllimës finale.

Higuain tashmë, në sezonin 2015-2016, ishte bërë protagonist i një reagimi plot zemërim, që i kishte kushtuar një skualifikim të gjatë. Ai ishte ende lojtari i Napolit asokohe, kur, më 3 prill 2016, në Udine e humbi qetësinë dhe reagoi ashpër. Ky reagim i kushtoi 4 ndeshje skualifikim, masë disiplinore e cila u ul në 3 ndeshje në Apel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat