Varreza të shkatërruara: Lopët kullotin në varret e dëshmorëve në Koshare

Lajme

Varreza të shkatërruara: Lopët kullotin në varret e dëshmorëve në Koshare

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 00:57
Varret e dëshmorëve në Koshare

Komandanti i UÇK-së, Pren Marashi, në profilin e tij në Facebook ka postuar disa fotografi, që tregojnë gjendjen e mjerueshme të varreve të dëshmorëve në Koshare. Postimin e tij, plot zhgënjim ndaj politikanëve, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Te nderuar miq;

Populli shkon në varrezat e dëshmorëve për të nderuar bijtë e tij më të mirë, që nuk kursyen jetën e tyre për t’i sjellë lirinë popullit të vet.

Politika e jonë ditore merret me dëshmorët dhe u bie ndërmend vetëm kur shkojnë të varret.

Se në çfarë gjendje janë varrezat e dëshmorëve në Koshare, dëshmojnë edhe këto fotografi të dërguara nga bashkëluftëtari i cili ka të drejtë të mos kursejë fjalët për të shprehur mllefin mbi fjalamanët politikanë, interesxhinj dhe faqezinj, që dhanë premtime që këto varreza do të jenë për krenari, para mediave dhe ne tubime kur kanë nevojë për vota!

Turp!”, ka shkruar Marashi.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat