Amerika ia refuzon vizën Ramush Haradinajt

Lajme

Amerika ia refuzon vizën Ramush Haradinajt

Më: 6 janar 2018 Në ora: 22:57
Ramush Haradinaj

Raportet e tendosura me Ambasadën Amerikan që lidhen me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, si dhe këmbëngulja në dështimin e marrëveshjes së demarkacionit, duket se kryeministrit Ramush Haradinaj po i hakmerren nga Uashingtoni zyrtar.

Media merr vesh se kryeministrit Haradinaj dhe bashkëshortes së tij i është refuzuar viza amerikane. Këto burime thonë se Haradinaj e ka marrë “negativ” kërkesën që në fillim të muajit shkurt të udhëtojë për në SHBA.

“Kryeministri dhe bashkëshortja e tij do të merrnin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve që çdo 4 shkurt mbahet në Uashington, megjithatë çuditërisht viza i është refuzuar”, ka thënë një burim i medias.

Përveç pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit, Haradinaj do të vizitonte edhe shtetin amerikan të Iowa-s, me të cilin Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme, sidomos në fushën e sigurisë.

Ftesat për Lutjet e Mëngjesit i bën Komiteti Pritës i Kongresit amerikan. Lutjet fillojnë në orën 7 e 30 të mëngjesit.

Media ka provuar të flas me shefin e kabinetit të Haradinajt, Avni Arifin, si dhe drejtorin e Zyrës për media në kryeministri, Halil Matoshin, mirëpo kontakti më ta ka qenë i pamundur.

Çdo vit, presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe anëtarë të Kongresit iu bashkohen zyrtarëve të tjerë të qeverisë, udhëheqësve nga anë e mbanë Shtetet e Bashkuara, komunitetit diplomatik, dhe miqve si ju nga më shumë se 130 vende të botës për t’i ndarë përvojat në frymën e miqësisë nëpërmjet lutjes dhe falënderimit.

Vitin e kaluar, pikërisht në këtë kohë, bashkëshortja e Haradinajt, Anita, kishte bërë të ditur se kishin marrë vizat për SHBA, megjithatë kryeministrit aso kohe mbahej në Francë sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Në Lutjet e Mëngjesit vitin e kaluar ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në këtë ceremoni, Veseli ishte takuar edhe me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Po ashtu, viteve të kaluara në këtë ceremoni kanë shkuar edhe deputetë dhe zyrtarë tjerë shtetërorë të Kosovës, duke mos iu refuzuar askujt viza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat