Deputeti i LDK-së: Në Qeveri janë instaluar njerëz lakmitar, sa më shpejt të ikin nga pushteti

Lajme

Deputeti i LDK-së: Në Qeveri janë instaluar njerëz lakmitar, sa më shpejt të ikin nga pushteti

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 30 janar 2018 Në ora: 15:16
Qeveria e Kosovës

Agjencioni Kundër Korrupsionit e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin për rritje të pagave nga ana e kabinetit qeveritar. Kjo Agjenci, ka thënë se zyrtarët e lartë publikë që e kanë votuar këtë vendim “kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit’’.

Lidhur me këtë, Haxhi Avdyli, deputet nga radhët e LDK-së, thotë se në Qeveri janë instaluar njerëz lakmitar të cilët duan ta pasurojnë veten.

Image
Haxhi Avdyli

‘’Në kohën kur Kosova gjendet në fundin e listës së vendeve evropiane sa i përket punësimit dhe pagës mesatare, ne krijojmë kontradikten ku Kryeministri I’a rritë vetës rrogën duke e bërë më të madhen në rajon. Kjo tregon se në qeveri kemi instaluar njerëz lakmitar për pasurimin e vetes dhe oborrtarëve të vet me çdo kusht dhe pa matje të parametrave ekonomik. Ky vendim me arsye ka shtuar tensionet sociale që vështirë do ndalen, sepse është e pakuptimtë se si një kirurg duhet të pajtohet me jetu me 600 euro kurse një këshilltar i zv.kryeministrit që sorrollaten tërë diten të marrin nga 2000 euro. Sa më shpejt që ikin këta nga pushteti, shpëton qytetari nga gllabërimi egoist i një klase politike e cila me vendimet e saj çdo ditë po I bëjnë dëm zhvillimit të Kosovës.’’ tha Avdyli për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat