Ambasadori britanik: Vokrri gjigant i sportit të Kosovës

Lajme

Ambasadori britanik: Vokrri gjigant i sportit të Kosovës

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 12:59
Ruairi O’Connell

Ambasadori britanik, Ruairi O’Conell ka përkujtuar kryetarin e Federatës së Futbollit tashmë të ndjerë, Fadil Vokrrin duke e quajtur gjigant të sportit kosovar.

“Pata nderin ta konsiderojë Fadil Vokrri si shok. Fadili ka qenë gjigant i sportit e Kosovës. Mirë që Fadili ka realizuar ëndrrën e kosovarëve që Kosova të anëtarësohet në FIFA dhe të marrë pjesë në konkurrencën ndërkombëtar. Ai ka qenë njeri shumë modest, por madhështor, dhe trashëgim i tij do të ketë efektin e pakrahasueshëm për gjeneratat në vijim. Ngushëllime për familjen, por edhe krejt Kosovën”, ka thënë O’conell.

Vokrri vdiq sot nga një sulm në zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat