Vulin-Zaevit: Nuk ka Kosovë, por vetëm Serbi - Bota Sot
Vulin-Zaevit: Nuk ka Kosovë, por vetëm Serbi

Lajme

E hënë, 24 shtator 2018

Vulin-Zaevit: Nuk ka Kosovë, por vetëm Serbi

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 19:38
Aleksandar Vulin

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, tha sot, se pas ftesës për Shkupin që t'i bashkohet NATO-s, të gjithë duhet të ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe i bëri thirrje Serbisë e Kosovës të vazhdojnë dialogun në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se Zaev duhet të di se ‘nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbi’.

"Zaev duhet të di se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbia dhe territori nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244", ka thënë Vulin duke komentuar deklaratën nga kryeministri maqedonas.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test