Rrëfimi tronditës i një gruaje: Si më preu bashkëshorti duart me sëpatë në pyll

Lajme

Rrëfimi tronditës i një gruaje: Si më preu bashkëshorti duart me sëpatë në pyll

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 07:44
Margarita Gracheva

Veprat e para kur viktima nuk përfundon në spital nuk trajtohen më si vepër penale dhe ndëshkimet janë zvogëluar, nën ndryshimet ligjore të sjella në shkurt 2017. Tashmë ish-bashkëshorti i saj, Dmitri Graçev, është dënuar me 14 vjet burg.

Për BBC, Margarita Gracheva ka rrëfyer gjithçka ndodhi atë ditë kur i preu duart. “Ai më dërgoi në një pyll, në një vend të shkretuar. Më tha vendos duart mbi trungun e pemës. Më tha të shikoja në një vend tjetër e nisi të më printe duart.  Kam qarë duke bërtitur, jam lutur. Ai më shtyu tutje dhe nisi të më presë dorën Ai mori një thikë dhe ma vendosi në fyt. Duke më kërcënuar, tha; pranoje! A po më tradhton apo jo?”, tregon ajo.

Image

“Mendova se policia mund të më ndihmonte, kur shkova tek ata. Isha i sigurt që do të vinin ditën tjetër dhe do të ndërmerrnin ndonjë veprim. Por nuk ndodhi aspak kështu.  Polici më tha: Ju dhe ai do normalizoni marrëdhënien së shpejti. Nuk është asgjë serioze”, vijon rrëfimin Margarita.

“Në fillim të dhjetorit ata e mbyllën çështjen. Tre ditë më vonë, unë u dërgova në pyll dhe dora ime u pre. Mendova se ishte shumë e pazakontë.

Ishte vetëm një çështje administrative, jo penale. Ju dhunon dikush dhe mund të merrnin një gjobë. Ashtu si në rastin tim. Ai u gjobit 150 $. Dora ime e majtë ishte ende në pyll. Ata e gjetën më vonë. Ishte ndarë në disa pjesë me eshtra të thyer në 8 vende”, shton Gracheva.

Image

“Unë kam bërë transplant të lëkurës dhe të trupit të dorës. Unë nuk e ndjej macen kur e prek me dorën time të majtë. E ndjej të ftohtë. Fëmijët e mi nuk e dinë se çfarë ndodhi. Ata mendojnë se ishte një aksident.

Është e vështirë për ta. Unë nuk e di se si mund t’ua shpjegoj atyre. Për mua, vendimi më i mirë është që ai të merrte një dënim të përjetshëm. Kjo do të më jepte siguri. Nëse ai do të jetojë këtu afër, nuk do të ketë siguri për mua dhe fëmijët e mi”, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat