Meta merr një dhuratë të çmuar në Tivar

Shqipëria

Meta merr një dhuratë të çmuar në Tivar

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 19:02
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë një vizite që po zhvillon në Mal të Zi, është takuar në Tivar me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj, nga i cili thotë se ka marrë një dhuratë të çmuar.

Zoti Meta shprehet se është përherë kënaqësi të takohet me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

"Një rikthim i shumëpritur në Tivar, ku si përherë është kënaqësi të takohem dhe të bisedoj ngrohtësisht me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

E vlerësoj dhuratën e tij, "Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit", një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tonë, që mezi pres ta lexoj," shkruhet në postimin e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat