Mori një sasi parash në një biznes, arrestohet i riu

Shqipëria

Mori një sasi parash në një biznes, arrestohet i riu

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se ka vjedhur një sasi parash në një biznes në Patos.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Marsi”, Patos, ku një shtetas i maskuar kishte marrë një sasi parash në dyqanin e shtetasit K. S dhe ishte larguar.

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të këtij shtetasi.

“Vodhi i maskuar një sasi parash në një biznes në Patos dhe u largua, por brenda një kohe të shkurtër, u identifikua dhe u vu në pranga nga Policia.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “29 Marsi”, Patos, një shtetas i maskuar kishte marrë një sasi parash në dyqanin e shtetasit K. S dhe ishte larguar, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar  shërbimet e Stacionit të Policisë Patos bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin F. G., 26 vjeç, banues në Patos, (i dënuar me parë për vjedhje)”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat