Moti i keq rrezikon kalanë e Lezhës/ Muri rrethues është në gjendje të rrezikshme

Shqipëria

Moti i keq rrezikon kalanë e Lezhës/ Muri rrethues është në gjendje të rrezikshme

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Kalaja Mesjetare e Lezhës, një nga atraksionet kryesore te qytetit, prej më shumë se një viti është kthyer në një rrezik për banorët, si pasojë  e rrëshqitjes së gurëve të mureve rrethuese.

Specialisti i Trashëgimisë në Lezhë, Ded Margjoni thotë se asnjë firmë kontraktuese nuk e merr përsipër si projekt pasi duhet një projekt më i madh dhe gjithëpërfshirës për restaurimin e mureve mesjetare. Ai gjithashtu ngre alarmin për rrezikun që iu kanoset banorëve që kanë shtëpitë e tyre poshtë kalasë.

Fenomeni i shembjes së mureve të kalasë përsëritet sa herë ka reshje shiu.

Ndërhyrjet e bëra herë pas here kanë evituar rrëzimin e mureve që janë prekur nga shembja por jo eleminimin përfundimtar të këtij fenomeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat