Arrestohet i riu me pistoletë stilolaps dhe me fishekë në makinë

Shqipëria

Arrestohet i riu me pistoletë stilolaps dhe me fishekë në makinë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Armët janë sofistikuar. Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një pistoletë stilolaps dhe një sasi municioni luftarak.

Burime për Noa.al bënë me dije se pas hekurave ra S.B, 21 vjeç nga Shijaku.

Atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi S. B., 21 vjeç, banues në Shijak.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat