Mbytet një 30-vjeçar në plazhin e Spillesë

Shqipëria

Mbytet një 30-vjeçar në plazhin e Spillesë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 18:59
Ilustrim

Një i ri ka humbur jetën këtë të martën në plazhin e Spillesë.

Dyshohet se 30-vjeçari me iniciale D.Xh. është mbytur teksa notonte në det.

Në vendngjarja ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Gjatë këtij sezoni turistik, dhjetëra qytetarët kanë ndërruar jetë në plazhet e Shqipërisë, teksa mediat vazhdimisht kanë raportuar për mungesën e vrojtuesve të plazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat