“LSI u shua”, Kreshnik Spahiu: Pa para mbetën vetëm me 3 deputetë

Shqipëria

“LSI u shua”, Kreshnik Spahiu: Pa para mbetën vetëm me 3 deputetë

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 16:54
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu bëri këtë 31 dhjetor një rezyme të ngjarjeve kryesore politike që shënjuan vitin 2022.

Përmes një interviste për Euronews Albania, Spahiu foli dhe për situatën në LSI, ku së fundmi prej kësaj force politike i është larguar dhe deputeti i Shkodrës Agron Çela, i cili u bashkua me PS-në. Spahiu tha se LSI ka qenë një forcë politike që është mbajtur përmes parave dhe interesave që krijon përmes të qenit në pushtet.

Sipas juristit, në momentin që këto dy furnitorë shkëputen, atëherë LSI është e destinuar të zhduket.

“LSI-në e ka mbajtur paraja të mbijetojë me pak deputetë në Kuvend, por edhe pushteti. Në momentin që ra nga pushteti dhe u shndërrua në një parti opozitare, mundi të mbajë vetëm 3 deputetë e gjysmë. Dhe këto mundi t’i mbante vetëm se kishte kryetarin president. Dhe në momentin që ke kryetarin president do të thotë që prodhon pushtet dhe vektor interesi. Në momentin kur edhe presidenti ra nga detyra atëherë, LSI u shua si parti. I parapriu edhe me ndryshimin e emrit, por mendoj se logoja e saj do të vijojë edhe për ca kohë, siç kanë vazhduar edhe logot e disa partive inekzistente të cilët PD-ja ua ka blerë logon. Ka nja 4-5 parti që PD u siguron futjen e kryetarit në Kuvend dhe nuk kanë aktivitet politik, të njëjtën gjë do të bëjë edhe Berisha me Ilir Metën”, tha Spahiu.

Vlen të theksohet se, Partia e Lirisë ka marrë një goditje të fortë në prag të zgjedhjeve vendore. Ndonëse Ilir Meta betohet e stërbetohet se më 14 maj opozita do korrë fitore historike, Partia e Lirisë po katandiset keq e mos më keq; teksa ata që i kanë dhënë fitoren po ikin një e nga një. I fundit që braktisi partinë e Metës është deputeti Agron Çela, i cili iu bashkua PS-së. Çela ka qenë dikur ndër deputetët më të fort të LSI-së, pasi falë popullaritetit mblidhte shumë vota në Shkodër dhe në Lezhë. Mirëpo, me krisjen e raporteve me Ilir Metën, Çela iu bashkua frontit socialist në Shkodër, duke u shfaqur krah Elisa Spiropalit dhe Benet Becit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat