Shkrumbohet makina në lëvizje në Pogradec, ja çfarë dyshohet

Shqipëria

Shkrumbohet makina në lëvizje në Pogradec, ja çfarë dyshohet

Më: 24 prill 2023 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas policisë fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar, por ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2023, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat