Berisha jep porosinë e fundit: Tre hapat për të shkuar te beteja e re me Ramën

Shqipëria

Berisha jep porosinë e fundit: Tre hapat për të shkuar te beteja e re me Ramën

Më: 29 maj 2023 Në ora: 16:18
Sali Berisha

Sali Berisha u kërkoi sot kryetarëve të degëve, kandidatëve dhe kryetarëve të bashkive që fitoi që të mbledhin provat e manipulimeve, që sipas tij ka bërë pushteti në 14 Maj për t’i denoncuar përpara shqiptarëve, drejtësisë dhe ndërkombëtarëve. 

Ish-kryeministri listoi tre hapat për të dalë nga situata për të shkuar te beteja e radhës, 2025-sa.

“Ne kërkojmë nga ju për të mbledhur çdo fakt, dokumentet, denoncim, që ky raport të jetë sa më i plotë. Raporti do u paraqitet shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Pas raportit do të nisim analizën për makinën tonë elektorale nga kreu tek anëtari më i thjeshtë. Kjo është përgjigja më e mirë për të shkuar më pas tek beteja e ardhshme.

Analiza e zgjedhjeve, që do të faza tjetër pas denoncimit, do të bëhet me seriozitetin më të madh. Nuk ka asnjë mëdyshje. Së treti unë u them kandidatëve dhe kryetarëve që fituan, që ju ishit misionarë të vërtetë të një modeli të paparë deri më sot” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat