Projektligji për Akademinë e Shkencave, Fuga: Një deputet kërkonte heqjen e të drejtës pa gjyq

Shqipëria

Projektligji për Akademinë e Shkencave, Fuga: Një deputet kërkonte heqjen e të drejtës pa gjyq

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:42
Akademiku Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga është shprehur se e kundërshton me forcë projektligjin për Akademinë e Shkencave, të propozuar nga dy deputetë të maxhorancës.

Përmes një interviste në News 24, Fuga tha se projektligji ka të bëjë me faktin që Kryesia e Akademisë së Shkencave të ketë mundësi që pas një mandati, të kandidojë për të marrë një mandat të dytë.

Ai foli edhe për refuzimin e pranisë së tij në Komisionin e Medias nga deputeti i maxhorancës, Petro Koçi, për të cilën tha se një deputet kërkonte t’i hiqte të drejtën pa gjyq një akademiku për të marrë pjesë në mbledhje.

“Në pr.ligjin që kanë propozuar deputeti Petro Koçi dhe deputeti Ismet Beqiraj, kërkon të bëhet një ndryshim. Ky pr.ligj që unë kundërshtoj ka të bëjë me faktin që; Kryesia e Akademisë së Shkencave të ketë mundësi që pas një mandati, të kandidojë për të marrë një mandat të dytë. Ligji i tanishëm nuk e lejon. Ky pr.ligj i deputetëve kërkon që të heqin mundësinë që edhe pas moshës 75-vjeç të jesh i përfshirë në këtë moshë. Kur bëhet një amendament i një projektligji bëhet për ta përmirësuar. Unë i kam hyrë anës procedurale dhe dje ishte një mbledhje për të vendosur agjendës e Komisionit në javën që vjen. Në mbledhjen e djeshme zoti Koçi tha që në mbledhjen e ardhshme zoti, Fuga të mos vijë.

Mua më intereson mendësia përjashtues që u shfaq. Si është e mundur që një deputet kërkon t’i heqë të drejtën pa gjyq një akademiku, lerë pastaj një qytetari. Këta deputetë ndoshta nuk duan që të ketë një ballafaqim, apo ndoshta e quajnë një kohë të humbur diskutimin për atë që ata e kanë vendosur. Pika kulminante arriti dje. Unë pyes, këta dy deputetë, me cilin janë konsultuar për të arritur në ato propozime ligjore që propozojnë, pasi relacioni i tyre nuk ka asnjë gjurmë të konsultimeve. Këtë e kërkon ligji. Unë kam katër muaj që them hajde të diskutojmë në publik, të vij unë në Kuvend të diskutojmë. Në gazetari thuhet që duhen dëgjuar të gjitha palët. Një projektligj kërkon të marrësh një ekspert , duhet të bëhen edhe diskutime krahasuese.

Projektligji i zotit Koçi dhe Beqiraj nuk mund të kalojë, ka disa argumente që nuk i dinë sepse ato nuk janë thelluar. Unë do të propozoj rrugë të tjera alternativa shumë të mira për të përmirësuar rrugën ligjore të Akademisë së Shkencave, për edukimin e rinisë, me dije, me shkencën dhe jo të merret një deputet me mendime të tilla, jo 74-vjeç apo 75-vjeç, është banalizim”, tha Fuga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat