“Përgjegjës për inceneratorin e Elbasanit, do i gjeni hotele”, Berisha akuza Gjiknurit: Krimineli më i damkosur, ka dëshmitarë kundër tij

Shqipëria

“Përgjegjës për inceneratorin e Elbasanit, do i gjeni hotele”, Berisha akuza Gjiknurit: Krimineli më i damkosur, ka dëshmitarë kundër tij

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 13:08
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka akuzuar ish-sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri se është përgjegjës për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Berisha tha se kundër Gjiknurit ka dhe dëshmitar, që sipas tij është një njeri i ndershëm.

“Damian Gjiknuri, njeri nga kriminelët më të damkosur në politikën shqiptare, në mbledhjen e fundit të asamblesë së mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të mafies së Rilindjes. Damian Gjiknuri është një nga figurat më kryesore të krimit në Shqipëri dhe më gjerë. Ky famëzi është regjistruar në zhargonin e krimit për ‘tërmetin’, krimin e tmerrshëm elektoral. Por Damian Gjiknuri është anëtar kryesor i klanit të mafies së plehrave Rama-Agaçi-Veliaj-Ahmetaj-Gjiknuri-Koka e me radhë. Firma e tij ndodhet në të gjithë dokumentacionin e vjedhjes së shekullit. Por krahas kësaj, Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit. Dimension i injoruar në absurde tërësisht nga hetimi dhe SKAP-i i partisë.

Vendimi i famshëm i datës 16 dhjetor 2014, ky vendim parashikon financimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe atij të prodhimit të energjisë nga qeveria, për Elbasanin është fjala.Pra, të dyja së bashku arrijnë në vlerën 21 milionë euro sipas vendimit të qeverisë. E vërteta është se këto nuk janë koncesion, por hajdutët, mafia, klani i plehrave Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj e me radhë, një prokurim direkt me paratë e taksapaguesve, e shpalli koncesion vetëm e vetëm për të maskuar vjedhjen e tij. Por tani le të kthehemi te aspekti i injoruar nga hetimi, ku ka dy përgjegjës direkt; Gjiknurin dhe Ramën.

Me paratë e taksapaguesve shqiptare në Elbasan është parashikuar prodhimi i një termocentrali me kapacitet 2.3 megavat, dhe me detyrimin e shtetit shqiptar për të blerë energjinë e këtij impianti për 25 vite. Si kundërvlerë, taksapaguesit e vjedhur shqiptarë, merrnin gjithsej 2 përqind të energjisë. Nëse ky impiant ndërtohej fund e krye me paratë e privatit, ai do ishte i detyruar që 2 përqind t’ia paguante shtetit shqiptar. Kurse në rastin konkret, impianti shtetëror, i paguan 2 përqind shtetit dhe 98 përqind koncesionarit, që nuk mund të ndodhë vetëm kur është Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe hajdutët e tjerë.

Në 25 vite, kjo tejkalon disa herë vjedhjen që bëhet me impiantin e plehrave.Krahas shkarkimit të Damian Gjiknurit, numrit dy të PS, sot është njoftuar arrestimi i disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin. Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka, një nga banditët kryesorë, një njeri, i cili me ndihmën e Edi Rramës, ka grabitur rreth 100 mijë metra katrorë në Velipojë. Akuzohet edhe për vrasje njerëzish. Pëllumb Gjoka ka një motel këtu, të cilit Edi Rama i ka dhënë apo donte t’i jepte pesë yje dhe kazino. Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri. Por mbi Pëllumbin ishte Bistri. Bistri është një nga eksponentët e krimit në Shqipëri dhe Ballkan. Ai drejtonte Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit. Oltion Bistri është një përbindshëm i krimit.
Nga hajdut ordiner te autor i të gjitha llojeve të dhunimit të ligjit. Ai zbatonte urdhrat e prokurorisë për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tij në krim, ndaj edhe ata ia mbathnin lirshëm se njoftoheshin para se të ekzekutohej urdhri. Të gjithë ata që zbatojnë ligjin, do kenë mbështetjen e plotë të PD.”,
tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat