Gazetari shqiptaro-amerikan plas “bombën”: FBI filmoi sekserët e Ramës duke i dhënë para McGonigal brenda makinës

Shqipëria

Gazetari shqiptaro-amerikan plas “bombën”: FBI filmoi sekserët e Ramës duke i dhënë para McGonigal brenda makinës

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 10:57
Robert Papa

Gazetari i njohur shqiptaro-amerikan, Robert Papa, cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur dje për çështjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili dy ditë më parë pranoi fajësinë për komplotin në favor të oligarkut të sanksionuar rus Oleg Deripaska. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive , zoti Papa, i cili ka ndjekur rastin theksoi se në çështjen shqiptare janë 8 mijë faqe përgjime ku përmendet dhe kryeministri Edi Rama.

Ai paralajmëroi një tjetër marrëveshje për çështjen shqiptare, si ajo për komplotin me oligarkun rus, ndërsa zbuloi se FBI filmoi sekserët e Edi Ramës duke i dhënë para McGonigal brenda makinës. Sekserët në fjalë janë Dorian Duçka dhe Agron Neza, të cilët kanë bashkëpunuar me ish-agjentin e FBI për llogari të kryeministrit shqiptar dhe që përmenden në dosjen “MCcGonigal”, ku synimi kryesor ishte asgjësimi i opozitës shqiptare të udhëhequr asokohe nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Në përgjithësi kush dikush ka aktpadi, avokatët janë ata që fitojnë miliona dollarë. Problemi është se është e vështirë për prokurorin që të fitojë. Unë e kam thënë që do të shkojë në marrëveshje. Për sa i përket gjyqit të Uashingtonit gjasat janë që dhe atje do të ketë pazar, marrëveshje. Më 13 shtator është. Ai është i ngatërruar dhe me familjen Biden dhe me dosjen e Trump. Ajo që ka ndodhur me ne është në kohën që ka qenë në detyrë. Mua më vjen keq që të përmendet emri i kryeministrit tim. Fredman thotë se mban erë lidhja e Ramës me këtë. Pa filluar gjyqi, hetimet vazhdojnë dhe kryeministri Rama është nën hetim. Në qoftë se gjyqi përfundon, dosja mbyllet. E zëmë se unë jam prokuror, janë 8 mijë faqe përgjime ku del dhe kryeministri ynë. Juria janë njerëz që zgjidhen rëndomë. Që të bindet juria që të ketë gjyq, do marrë njerëz që të intervistojë. Me çfarë kemi parë tek aktpadia janë tre takime të Ramës të pajustifikueshme. Personi A. është përdorur si spiun dhe FBI-së i është kërkuar të hetojë një kundërshtar të Ramës. Ai është filmuar duke marrë paratë si një mafioz. Pas marrëveshjes që ka bërë në New York do të bëjë dhe atje. Lidhja që ka me Biden dhe dosjen Trump e kanë bërë të gjithëfuqishëm. Tani e kanë kapur duke fjetur në metro sepse ngarkesa financiare është shumë e madhe. Në Uashington ka bërë pastrim parash, nuk është si këtu”, deklaroi ai.

Hetimet

Ndërkohë lidhur me rolin që mund të marrë drejtësia shqiptare, gazetari i njohur shqiptaro-amerikan, Robert Papa theksoi se SPAK-u ka të drejtë të kërkojë informacion. “Vërtetë është një krim federal që ka dëmtuar Amerikën, por ka dëmtuar dhe Shqipërinë. Përmendja për puset e naftës. SPAK-u ka të drejtë të kërkojë informacion, siç ndodhi në rastin e Bashës me paratë ruse”, u shpreh ai. Po ashtu, edhe javën që shkoi gazetari Papa foli për këtë çështje. “Pritet gjyqi ndaj ish-agjentit të FBI. Janë 20 mln-30 mln dollarë pagesa të ardhura nga Rusia, Kina, Ukraina. Presim 13 shtatorin, Rama ka imunitet, ai në Nju Jork nuk shkon dot kollaj, do shkojë Begaj në OKB jo ai. Janë 8 mijë faqe përgjime”, tha ai.

Rama në grepat e FBI

Ndërkaq me herët gazetari Papa ka folur për lidhjet Rama-Mcgoingal. “Prej dy vitesh Rama është në grepat e FBI-së për kontaktet me një ish- sigurims shqiptar dhe një agjent potencial rus, Mcgonigal. Dhe për ironi, hetimi ka nisur prej një e-mali nga agjenti i FBI, i cili përdorte një emër të sajuar dhe kishte një celular me numrin e kompanisë A së ish-sigurimsit shqiptar, personit A. Rama në hetimet dy vjeçar del shpesh, madje në një rast, zyra e tij shërben si informatorë e FBI për të nisur një hetim  kundër lobingjeve të një partie kundërshtare ( ka gjasa ndaj Bashës, por mund të jetë edhe kundër Metës). Hetimet nuk i ka kryer zyra e Nju Jorkut as ajo e Uashingtonit, por zyra e FBI në Los Anxhelos. Kjo e ka goditur më shumë Ramën, sepse kongresmeni Rohabaher ka hapur një hetim në atë zyrë rreth skandalit  për 80 mijë dollarët e fotos me  Obamën. U provua se paratë kishin ardhur nga Qipro. FBI-ja e Los Anxhelosit, ka plot  në atë dosje ku Rama del  shpesh”, nënvizoi Papa.

Çfarë ka ndodhur?

Megjithatë theksojmë se detajet e publikuara sot përmes rrëfimit të gazetarit të njohur, Robert Papa, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijnë vetëm pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.

McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin.

Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat