“Kontrabanda qeveritare mban çmime stratosferike”, Berisha: Në Shqipëri nafta me çmimin më të lartë se në Gjermani

Shqipëria

“Kontrabanda qeveritare mban çmime stratosferike”, Berisha: Në Shqipëri nafta me çmimin më të lartë se në Gjermani

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Sali Berisha në një reagim në Facebook, shkruan se në Shqipëri nafta ka çmim më të lartë se në Gjermani.

“Në Shqipëri nafta me çmimin më të lartë se në Gjermani! Kontrabanda qeveritare mban çmime stratosferike! Lexoni mesazhin dhe shihni fotot e udhëtarit dixhital!

Mirmengjes doktor, ju uroj nje fundjave te kendshme.

Sapo kam hyre ne territorin shqiptar

Kam blere naften me te shtrenjte ne europe. Ne europe po e perkthej çmimin nga euro ne lek

Gjermani 1.850 lek

Kroaci 1.660 lek

Mal i zi 1.666 lek

Shqiperi ne rastin me te mire 1.960 lek

Praktikisht Edi Rama na vjedh 100 lek me naften me te shtrenjte se gjermania, 300 lek me shtrenjte se kroacia dhe 270 leke me shtrenjte se Mal i zi.

Tani kur vjedh votat i vjedh per te vjedhur shqiptaret. Te pakten te dalin te protestojne per çmimin e naftes qe sjell efekt zinxhir duke shtrenjtuar çdo produkt tjeter. Ju përshëndes”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat