Zjarri i përmasave të mëdha shkrumbon ullishten në Fier, flakët rrezikojnë banesat

Shqipëria

Zjarri i përmasave të mëdha shkrumbon ullishten në Fier, flakët rrezikojnë banesat

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 19:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Libofshë të Fierit. Si pasojë janë djegur qindra rrënjë ulliri.

Flakët e favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi.

Mësohet se flakët po drejtohen drejt banesave.

5 mjete zjarrfikëse, të Fierit, Lushnjës, Patosit dhe Rroskovecit po punojnë në terrenin e thyer e të vështire për të vënë nën kontroll flakët të cilat u janë afruar edhe banesave.

Edhe banorët e zonës po ndihmojnë me mjete rrethanore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat