“Kryengritje paqësore”/ Berisha: Çdo mjet i mosbindjes civile do jetë në fushë

Shqipëria

“Kryengritje paqësore”/ Berisha: Çdo mjet i mosbindjes civile do jetë në fushë

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 14:40
Sali Berisha

Sali Berisha nuk heq dorë nga qëndrimi që ka kundër dosjes me drejtësinë, të cilën e shpreh jo në sallën e gjyqit por nga selia e PD-së.

Çdo lëvizje e Spak-ut pasohet nga një koment i tij.

Caktimi i Artan Simonit për mbrojtjen e Berishës në mungesë të tij  ishte e qëllimshme sipas ish kryeministrit, kur papëlqyeshmërinë e kishte shfaqur edhe në rrjete sociale. Por u bë ky shkaku që prokurorët të tërhiqeshin e të përzgjidhnin dy avokate të tjera, për të cilat Berisha deklaron se nuk ka dijeni.

 “E patë ju kush ishte? Fytyra e vërtetë e tyre. Nuk kam asnjë njoftim për avokatët e rinj. Por ai që ishte, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës”, tha Berisha.

Arma që po përdor Berisha në këtë betejë është organizimi i demokratëve. Ai vë theksin e një reagimi të fortë opozitar, që do e ketë pikënisjen nga takimet me bazën e PD-së e deri te mosbindje civile.

“Kryengritja është paqësore por çdo mjet i mosbindjes civile do të jetë në fushë dhe do të organizohet çdo herë e më shumë. Kjo është lëvizje e pa kthim. Ne do të fitojmë. Ne e meritojmë të fitojmë se kjo është lëvizja më parimore e demokracisë. Shkatërron Parlamentin në një mënyrë…beteja nuk ndërpritet”, tha ai.

Dita se kur do të nis zbatimi i këtij plani do të vendoset të premten me mbledhjen e Këshillit Kombëtar, në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat