Rama premton: Rrogat 900 euro dhe asnjë taksë e rritur në 2024

Shqipëria

Rama premton: Rrogat 900 euro dhe asnjë taksë e rritur në 2024

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 17:27
Edi Rama

Partia Socialiste ka mbajtur këtë të premte Asamblenë e Zgjeruar në Fier. Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij, gjatë së cilës u zotua për rroga 900 euro dhe asnjë taksë të rritur në vitin 2024.

Kryeministri u ndal dhe te rritja e ndjeshme e turizmit gjithashtu, ku theksoi se ka pasur një rritje me 80% krahasuar me po të njëjtin muaj të një viti më parë.

“Nga janari në tetor ne kemi prekur numrin e 9 milionë turistëve në Shqipëri. Për të qene të saktë, është 8.92, por gjithsesi është një shifër që do të ishte e paimagjinueshme deri disa vite më parë,” – sqaroi Rama.

Deklarata për pagat dhe taksat:

Ekonomia është më mirë, por duhet të bëhet më mirë. Vijmë tani te buxheti, vitin e ardhëm ne do ta çojmë pagën mesatare 900 euro. Mos harrojmë që sot një ndër faktet më kokëforta për progresin që po flas, është kokëfortësia e lekut.

Asnjë taksë nuk do të rritet. Jemi i  vetmi vend në rajon që ka biznesin e vogël me 0 taksë. Se ka asnjëri dhe 0 TVSH se ka asnjëri. Ndërkohë jemi duke diskutuar që edhe nivelin e taksës mbi pagën, të bëhet një rishikim që nga rritja e pagës në nivelin  e lartë. Deri dje kishim 1 mln si vlerë të lartë, sot nuk është më ajo shifër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat