“Puthja” e Edi Ramës me Giorgia Meloni: “Një dashuri e re ka lulëzuar” me politikanët

Shqipëria

“Puthja” e Edi Ramës me Giorgia Meloni: “Një dashuri e re ka lulëzuar” me politikanët

Nga: Beqir Sina Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 06:39
Edi Rama

Ishte ky krye-titulli e mediave botërore, medieve sociale me video, mbas asaj që ndodhi pesë muaj më parë në Samitin e CPE-es, mbajtur në Kështjellën Mimi, Republika e Moldavisë; ku  Kryeministri shqiptar Edi Rama, përqafoi Giorgia Melonin, dhe e puthi atë në prezencën e 43- liderve europian. 

Kryeministri shqiptar Edi Rama, është filmuar, nga reporterja çeke, Aneta Azkchova, në samit, teksa puthte “me pasion”, me sa duket “kapur në qafë”, kreun e ekzekutivit italian, kryeministren Giorgia Meloni, në samitin e Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua më 1 qershor, në Bulboaca, Republika e Moldavisë.

Edi Rama, dhe Giorgia Melonia, aty përfaqësuan shtetet e tyre mes 43 liderëve të tjerë evropianë, të cilët treguan se mbështesin ambiciet politike pro-evropiane dhe properëndimore të Republikës së Moldavisë, Ukrainës dhe më gjerë, me takime diplomatike, që po zhvillohen gjithashtu për të ndërmjetësuar tensionet midis Azerbajxhanit, dhe Armenisë, si dhe bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku këto dy të fundit janë në proces të integrimit evropian, me ndërmjetësimin e Washingtonit dhe Brukselit.

Por, ajo që bëri kryeministri i Shqipërisë, zote Edi Rama, tërhoqi vëmendjen me gjestin e tij të pazakontë dhe jashtë protokollit, dhe, deri sa veprimi i tij bëri xhiron e botës, nëpërmjet internetit.

Ndërkohë, që mediat shqiptare të lidhura me qeverinë shqiptare, për ta “zbutur” lajmin që mori dhenë, raportojnë “shpejt e shpejt” pa u “tharë boja” e lajmit, se Edi Rama, është fotografuar dhe filmuar në të kaluarën “me guxim” duke puthur liderë të ndryshëm evropianë, duke përfshirë kryeministrin Xavier Bettel nga Luksemburgu – në “ballë”, kryeministren e Serbisë Ana Brnabić, në "faqe" dhe kreun e ekzekutivit të BE-së, Ursula von der Leyen - në dorë, me një gjest aristokratesk.

Mirëpo, mediat sociale italiane përveç puthjes, treguan video ka thanë ato nuk munguan edhe përqafimet e shumta, duke publikuar një tjetër video e Ramës me Melonin. 

Aqsa “puthja” e Kryeministrit Edi Rama, bëri bujë në mediat shqiptare dhe italiane, mediat sociale anembanë botës, bënë edhe momente ku puthjet e personaliteteve me përmasa botërore, dhe ploitikaneve shfaqen nëpër video , duke treguar “dhunë me puthje".  

Madje, pamë mbas Edi Ramës, edhe “puthjen” e kryetarit të federatës së futbollit të Spanjës, me shënimin “Paralajmërim për përmbajtjen: përmendje të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale”.

Për këtë gjest zoti Luis Rubiales - presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit nën kritika të forta, jep dorëheqjen pas asaj puthjeje të padëshiruar, shkrujatën mediat.

Ishte vet Luis Rubiales, kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit, që njoftoi dorëheqjen e tij pas reagimit të ashpër për puthjen jokonsensuale të një lojtareje në ekipin e femrave të Spanjës.

"U ndjeva e pambrojtur dhe viktimë e një akti të shtyrë nga impulsi, seksist, pa vend, pa asnjë pëlqim nga ana ime", është ajo që deklaroi Jennifer Hermoso, “viktima” e kësaj puthje me “dhunë”  më 25 gusht pasi Spanja fitoi finalen e Kupës së Botës për Femra . Ndërkohë, që gjatë ceremonisë, ajo u puth në buzë në mënyrë jokonsensuale nga Luis Rubiales, kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Puthja ndaj Baerbock: Zemërim në mediat sociale

Pas një takimi të ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të BE e Ballkanit në Berlin, ka qenë kësaj radhe ministri i Jashtëm kroat, i cili nga videot e shpërndara në rrjetet sociale shifet teksa  përpiqet me sa duket të puthë ministren e Jashtme gjermane në gojë në foton e përbashkët. 

Made, ky rast ka shkaktuar zemërim në Kroaci: Zemërim me Gordan Grlic-Ramadan dhe mirëkuptim për Annalena Baerbock.

Mediat kroate raportuanë për një "moment të turpshmëm" në takimin e ministrave të Jashtëm në Berlin.

Kurse, aktivistet për të drejtat e femrave e akuzojnë Grlic-Ramadan për mungesë respekti dhe "dështim", e quajnë "të shëmtuar", kur vërejnë momentin se gjatë momentit të fotos në grup ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock përpiqet t'i ikë puthjes. 

Kroatia Rada Boric, bëri fjalë për një "gjest tërësisht të papërshtatshëm" dhe si një aktiviste e akuzoi ministrin për mungesë respekti.

Në median kroate u shkruajt pas këtij gjesti  se ai nuk ka turpëruar veten, por më shumë kroatët. 

Gazeta "Jutarnji List" shkruan se Baerbock duket qartë që nuk është ndjerë mirë. 

Ish- Presidentja kroate Klotinda Grabar - Kitaroviç, shkroi në rrjetin "X" se:  "puthja e detyruar ndaj femrës është dhunë, apo jo?"

Grlic-Ramadan i ka hedhur poshtë akuzat. Ai ka thënë, se ka dashur ta përshëndesë "në mënyrë njerëzore" ministren.

Kjo është edhe pika ku mediat sociale mund të fillojnë, të hedhin "një gur" të rrokulliset nëpër botë si lajmi për ta bërë atë të mbivotuar( super klikuar), sepse politikani i lartë, apo personaliteti i lartë, po bënë një "puthje me dhunë" që duket sikur po ngacmon seksualisht ose e kap me forcë për t'i dhënë një puthje të një gruaje edhe ajo politikane apo personalitet në publik.

Puthja e burrave sovjetike, në buzë, ka qenë ajo që bënte tre dekada më parë "xhiron e botës" e cila ishte një "Puthje" e dashur në buzë e udhëheqësve komunist, por që u “zhduk”, pas 90’, kryesisht, tani nuk u mungua në një formë tjetër. Jo më mes buzëve të burrave, tani ajo po lulëzon në puthjet “me pasion” erotik, të poliitikanve me politikanet. 

Shqiptarët, për afro gjysmë shekulli nën komunizëm jetuan propogandën më të fort sovjetike. Panë dhe mësuan atë, që Burrat shqiptar të shihen të puthin burrat në buzë në publik. Një stilë sovjetik ky, i importuar qysh pas Luftës Dytë Botërore, edhe në Shqipërinë komuniste, imazh propogandistik që zgjati te ne deri në vitin 1991. 

Dhe, ky gjest nuk mund të ishte më një imazh i rrallë në Shqipëri, megjithëse, komunistët u “prishën” me sovjetikët, edhe te puthja e udhëheqësve të mëdhenjë, e shokëve të partisë në kohën e Perdes së Hekurt, kur na ishte dikur dhe kulmi i protokollit vëllazëror, ato mbeten deri te populli shqiptar në festa, dasma, gëzime e hidhërime. 

Aqsa edhe veteranët e LDB, ish-partizanët shqiptar u puthen në buzë me njëri tjetrin jo vetëm në ditën e çlirimit (29 Nëntorin), por edhe sa herë takoheshin me njëri tjetrin, madje edhe me të afërmit e miqt e tyre,  si një shprehje dashurisë “vëllazërore” me njëri tjetrin, për të përmbysur zakonet e huaja të takimeve me njëri tjetrin.  

“Puthja vëllazërore socialiste e cila zakonisht rezervohej për faqet, por ndërsa entuziazmi për utopinë komuniste filloi të zbehej, puthjet madhështore vetëm sa u rritën në pasion, deri në buzët e burrave, citohet të ketë thënë per këtë mënyren e puthjeve në publik, fotografi Amos Chapple nga Zelanda e Re, i cili shkruan dhe bën fotografi të njerëzve të zakonshëm në vende të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat