Apartamentet e ’92, do shiten më lirë/Ekspertët: Mundësi që çdo kush të blejë shtëpi

Shqipëria

Apartamentet e ’92, do shiten më lirë/Ekspertët: Mundësi që çdo kush të blejë shtëpi

Më: 27 janar 2024 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

“Ky apartament ka 15 vite në tregun shqiptar dhe në bazë ligjit të ri që është vendosur për çdo vit, këtij do ti ulet 1% e vlerës së çmimit të referencës, për shkak të amortizimit, që mund të ketë, ndryshe nga pallatet e reja që ndodhen ne treg”

“Shitësi tatohet më pak në pjesën e shitjes si dhe blerësi do të gjejë një apartament me çmim më të lirë, një klient nuk përballon dot pallatet e reja do vijë do blejnë tek një ekzistues”-tha Kirti Bitrosh, agjent imobiliar.

Shkak për ketë ndryshim janë bërë ndërtimet e reja, të cilat ofrojnë me tepër kushte dhe cilësi. Në varësi të vjetërsisë së ndërtesës parashikon ulje 50% të çmimit të referencës për apartamentet e privatizuara në ‘92.

“Në kryeqytet kemi shumë pallate ekzistuese, por nuk janë të gjitha në shitje. Lë te themi 7000-8000 hyrje vetëm për kryeqytetin”-shtoi ai.

Një nismë e tillë pritet të ndikojë edhe çmimet e pronave në bregdet, për të cilat ekspertët parashikojnë që krahas rregullimit të çmimeve të ketë edhe një shtrenjtim të pronave. Udhëzimi i ri lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë është ende në fazë diskutimi, ndërkohë që pritet të implementohet në vitin 2025-2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat