Po trafikonin armë dhe municion luftarak drejt RMV, arrestohen 2 persona në Elbasan

Shqipëria

Po trafikonin armë dhe municion luftarak drejt RMV, arrestohen 2 persona në Elbasan

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 10:11
Arma e sekuestruar

Operacioni “Entrance” rezultoi me arrestimin e 2 shtetasve që posedonin me qëllim trafikimin, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Si rezultat i 2 hetimeve me metoda proaktive, të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca e Policisë së Elbasanit, në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, dhe të ndjekura në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan brenda 12 orëve, 2 operacione policore, kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit.

-Në kuadër të operacionit “Entrance”, në hyrje të qytetit të Elbasanit, u lokalizua dhe u ndalua për kontroll, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M., 21 vjeç, dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. M., 22 vjeç, të dy banues në Divjakë.

Në këtë automjet u gjet 1 armë zjarri kallashnikov dhe 114 fishekë luftarak që dyshohet se posedoheshin me qëllim trafikimin drejt RMV-së. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, si dhe u sekuestruan arma e zjarrit dhe municioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat