Shi gjatë gjithë ditës dhe dëborë në këto zona! Si do jetë moti për sot

Shqipëria

Shi gjatë gjithë ditës dhe dëborë në këto zona! Si do jetë moti për sot

Më: 5 mars 2024 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Për ditën e martë mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të ulët.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh në orët e pasdites. Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe intensitet më pas ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1000m prezencë e reshjeve të dobta të borës e hera-herës mesatar në majat e maleve. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 14°C

në zonat e ulëta 2 deri 20°C

në zonat bregdetare 6 deri 20°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat