Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj i pranishëm në seancë! Gjykata urdhëroi riekspertimin

Shqipëria

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj i pranishëm në seancë! Gjykata urdhëroi riekspertimin

Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:05
Arbër Paplekaj

Ka nisur në Apel seanca ndaj Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2023.

Të pandehur janë edhe dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si dhe 6 efektive të Shqiponjave.

Paplekaj mësohet se është i pranishëm në seancë.

Gjykata ka urdhëruar rindërtim të vendit të ngjarjes dhe riekspertim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat