Mos harroni çadrat/ Moti merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shqipëria

Mos harroni çadrat/ Moti merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Më: 16 prill 2024 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët të pozicionuar mbi Gadishullin Apenin dhe masave ajrore të lagështa.

Moti i kthjellët e me temperatura të larta pritet t’i lërë vendin motit me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh, si dhe reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri 10-12 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 23°C;

në zonat e ulëta 8 deri 26°C;

në zonat bregdetare 14 deri 26°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat