Media serbe sulmon bukuroshet shqiptare, ja arsyeja

Sporti

Media serbe sulmon bukuroshet shqiptare, ja arsyeja

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 12:49
Media serbe sulmon bukuroshet shqiptare, ja arsyeja

Media serbe ka xhelozinë e madhe sepse gazetaret sportive shqiptare janë aq të vyeshme dhe të guximshme në çdo aspekt, kjo edhe i pengon ata.

Një farë media “Kurir” ka shtruar një temë për gazetaret sportive në Shqipëri, sipas tyre kanë provokuar dhe demek po i shqetësojnë! 

“Gazetaret sportive provokuese shqiptare Adel Lami dhe Leila Kraja, të cilët bënë një rrëmujë të vërtetë në paraqitjen e tyre në ndeshjen Tirana-Cërvena Zvezda, ku dolën edhe një herë në pah.

Image

Këta gazetare tërheqëse me postimin e tyre po provokojnë në Instagram.

Ato u fotografuan me kostume banje dhe fytyrat e tyre ishin të mbuluara me maska apo fantazma. Njëra prej tyre simuloi duke mbajtur një armë me duar dhe ajo lëvizje provokoi komente të shumta në rrjetet sociale.

Sigurisht, shqiptaret janë kryesisht entuziaste dhe ka edhe nga ata që i dënuan sjelljen e gazetareve të njohura, sepse ata besojnë se ata nuk duhet të promovojnë dhunën dhe terrorizmin në këtë mënyrë”, shkarravit media serbe.

Gazetaret sportive bënë një foto për dëshirën e  tyre dhe paksa në humor, kjo nuk ka të bëj asgjë me provokim siç llomotit ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat