Dehari, bartës i flamurit në hapjen solemne të “Pekin 2022”

Sporti

Dehari, bartës i flamurit në hapjen solemne të “Pekin 2022”

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:29
Dehari, bartës i flamurit në hapjen solemne të “Pekin 2022”

Me një ceremeni spektakolare në stadiumin olimpik “Folea e Zogjëve” në Pekin, edhe zyrtarisht janë hapur Lojrat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, në të cilin do të garojnë edhe 3 sportist nga Maqedonia.

Dardan Dehari, Stavre Jada dhe Ana Cvetanovska, janë garuesit nga Maqedonia në “Pekin 2022”, ndërsa në hapjen solemne, Dardan Dehari mbante flamurin e Maqedonisë, pasi që Ana Cvetanovska dhe Stavre Jada, ishin në kontakt me persona me “Covid 19” dhe përcollën këtë event nga Fshati Olimpik.

Ndryshe, Cvetanovska do të paraqitet të shtunën në garat e 7.5 km stil i lirë dhe skiatlon dhe poashtu edhe nw 10 km në stilin klasik.

Dehari do të paraqitet në shtegun e slalomit dhe superslalomit më 13 dhe 16 shkurt, ndërsa Stavre Jada, do të garojë në sprintin e shtegut prej 1.5 km dhe 50 km në stil i lirë, më 8 dhe 19 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat